Të shtunave e kam zakon të fle pak më shumë, por zilja e telefonit që binte pa pushim më detyrojë të ngrihem. Në anët tjetër m'u përgjigj një zë i njohur, por duke qënë ende i përgjumur nuk po e kuptoja dot. Më së fundi e mora vesh se ishte Liri, shoku im i klasës. Ai po më ftonte të shkonim në plazh. I thash se nuk isha i përgatitur, por ai nguli këmbë. Kishte disa para me vete e...
Polici Atë mbrëmje isha i mërzitur. Kisha një detyrë kursi për të kryer, por ajo s'po më ecte. Thash të dilnja një herë për t'u qetësuar e pastaj t'i kthehesha punës. Po shetisja buzë Lanës, kur arrita tek kinema "Agimi" në të cilin shfaqeshin filma porno. Megjithëse banoja aty pranë s'më kish rënë. Bleva biletën dhe u futa mbrenda. S'mbahej mend sa kohë kisha pa shkuar në kinema....
Stacioni i autobuzit ishte më i populluar se zakonisht. Ndeshja e rëndësishme ndërkombëtare, kish bërë të grumbulloheshin nga të katër anët tifozat, që vinin me shpresë se mos gjenin ndonjë biletë, për të mos munguar në këtë pikpjekje historike. Por gjetja e saj ishte thuaj se e pamundur, pasi biletat jo vetëm ishin shitur me kohë, por edhe çmimet e tyre kishin arritur shifra...
Këtë vit vapa filloi më shpejt se zakonisht. Dielli ishte përvëlues dhe mjekët këshillonin të qëndroje në hije, pasi vrima e ozonit ishte e madhe dhe mund të sillte gjithëfarë rreziqesh. Megjithëatë njerëzit nuk donin t’ia dinin dhe mbushnin plazhet nga të katër anët. M’u mbush mendja edhe mua që të shkoja disa ditë në plazh. Një kushuriri im, kish shkuar me familjen kështu që nuk do...
Mbrëmja po vinte me shpejtësi dhe Iri kish mbetur ende rrugëve. Atë mëngjes kish ardhur që të regjistrohej në shkollë, por kjo nuk kish qënë aq e lehtë sa kish menduar. Kështu që ishte sorollatur deri në këtë orë kur i gjithë trafiku bije dhe është vështirë të udhëtosh. Ai rrinte duke nxjerr dorën para veturave, me shpresë se ndonjë shpirtëmirë do të ndalonte e do ta merrte. Por...
Me Tanin u takuam krejtë rastësisht. Kisha kohë pa e parë, kështu që u përqafuam me mall, gjë që tregonte se e kishim ruajtur ende simpatinë për njëri tjetrin. Po e shihja me vemendje dhe më tërhoqi vërejtjen si ishte burrëruar, gjë që e bënte më të dukshme mjekra e dendur, që kish lënë. Por sytë i kishte ende djaloshar si atëhere kur ishim njohur për herë të parë. Ata ishin tre...
Kisha ndaluar para banakut të gazetashitsit e po shikoja fjalë-kryqet. Tani janë bërë shumë revista apo gazeta të tilla. Por shumica janë të dobta dhe përsërisin të njejtat fjalë. Mora njërën në dorë dhe po e shihja, kur dëgjova dikë të më thote: “Kjo tjetra është më interesante”. Ngrita kokën dhe shoh përkrah meje një djalë të gjatë e të këndëshëm, me flokë të gjata të mbledhura...
Gjoni ishte një djalë i bukur , me flokë të verdhë e sy të kaltër. Ishte rritur bjeshkëve, ashpërsia e të cilave çuditrisht nuk kish ndikuar shumë në karakterin e tij. Familja ishte e madhe për nga robtë, por ato tani ishin shpërndarë me shpresë se do të punonin e do të siguronin një jetë në të mirë. Disa ishin në Gjermani, të tjerë në Itali dhe njeri kish arritur të shkonte në...
Budapesti është quajtur “Parisi i Lindjes”. Megjithë kohën e gjatë nën regjimin komunist, ai pak nga pak po e merrte vehten, për të rikthyer shkëlqimin e tij të parë. Ndodhesha aty prej një jave, për të kontaktuar disa bisnezmenë. Punët u zgjatën pak dhe unë kisha filluar të mërzitesha. Në kohën e lirë, sillesha vetëm rrugëve dhe shesheve, duke parë bukurit e qytetit. Ndonjëherë...
Ari ishte djalë i vetëm, kështu që në shtëpi ia plotësonin të gjitha teket. Kur mbushi 18 vjeç, i jati i bleu një Mazda të bukur sportive, që mund të kishte prejardhje të dyshimtë, por që ia plotësonte qejfin djalit. Kjo sikur i kish dhënë krah dhe e bente të dallueshëm ndër shokët. Duke qënë se ishte i bukur dhe me xhepin plotë, nuk i mungonte suksesi ndër vajza, të cilat i...
Atë ditë sa nuk po fluturonja nga gëzimi. Një ëndër e vjetër më së fundi më ishte plotësuar. Një kushuri joni, më kish dërguar një impjant muzikor prej 100W, të cilin sapo e kisha tërhequr nga dogana. Tricikli, me të cilin e transportova, kish ndaluar para hyrjes së pallatit dhe unë po paguaja shoferin. Po mendoja si do t’i hipja deri në katin tim ato dy arka, që nuk...
Kisha shkuar në atë qytet të skajshëm, për një për një punë personale. E kisha bezdi vajtjen, se komunikacioni ishte i keq dhe vallë hotelet do të ishin të rahatshëm, që të më ofronin mikpritjen së paku për një natë. Por për fat gjithëshka më eci mbarë dhe punën e mbarova shpejt. Kështu, që shpejtova në sheshin ku niseshin makinat, për t’u kthyer në shtëpi. E doja këtë edhe, sepse ...
Të gjithë kanë një herë të parëTë gjithë kanë një herë të parë, por shumica nuk do që ta kujtojë, pasi mendojnë se po të mos ishte ajo, ato do të ishin ndryshe. Dikujtë i ndodh krejtë rastësisht, të tjerë e përgatisin me kujdes deri sa t’i arrijnë qëllimit. Mua më ndodhi krejtë rastësisht, në daç besojeni në daç jo. Sigurisht, më kish rënë rasti...
© 1995-2025 FREYA Communications, Inc.
ALL RIGHTS RESERVED.